Latifi: Politikanët tërë kohën e kanë mendjen te ekonomia, pra te ajo familjare
Filozofi Blerim Latifi, ka reaguar pas takimeve të Dërguarit Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, që pati me liderët e LVV-së dhe LDK-s, Albin Kurti dhe Isa Mustafa.
Ai duke komentuar mesazhin e Grenell që u dha këtyre politikanëve për ekonominë, ka ironizuar me këtë duke thënë se, politikanët kosovarë tërë kohën mendjen e kanë tek ekonomia, por tek ajo private e familjare.
“Grenelli u paska thënë politikanëve në Prishtinë se është koha të fokusohen të ekonomia”.“Nuk qenka i informuar mirë, sepse shumica e politikanëve në Kosovë tërë kohën tek ekonomia e kanë mendjen. Kuptohet tek ekonomia e tyre private e familjare”, ka shkruar Latifi në profilin e tij ‘facebook’.