Largohet një i mitur nga Qendra Korrektuese në Lipjan
06/07/2020, 20:27
Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot rreth orës 17:35, një i ri me inicialet F.K është larguar nga Qendra Edukuese Korrektuese Lipjan (tipi hapur).
I mituri , ka qenë duke vuajtur masën edukative prej dy vite për veprën penale vjedhje e rëndë.
Për rastin është njoftuar edhe policia.