Largohen 450 tonelata mbeturina në Lebanë
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se janë larguar 450 tonelata mbeturina në Lebanë të Prishtinës.
Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se deponia inerte në fshatin Lebanë është pastruar disa herë radhazi dhe mbeturinat janë grumbulluar përsëri.
Ahmeti ka thënë se do të denohen me gjobë të gjithë ata që krijojnë deponi ilegal duke dëmtuar natyrën.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Deponia inerte në fshatin Lebanë është pastruar disa herë rradhazi dhe mbeturinat janë grumbulluar përsëri.
Edhe gjatë ditës janë pastruar 3000 m2 dhe janë larguar rreth 450 ton mbeturina nga kjo pjesë.
Hudhja e pakontrolluar e mbeturinave, krijimi i deponive ilegale e grumbullimi i sasive të mëdha të bërllogut janë kërcënim i madh për natyrën dhe paraqesin rrezik të madh për shëndetin publik. Poashtu, dënohet me gjobë mandatore./FaktePlus