Lansohet faqja e re me të dhënat për heronjtë
Heronj që luftuan për Kosovën, kishte shumë. E ajo se çfarë i bashkoi gjithë këta luftëtarë e dëshmorë, ishte ideali për pavarësinë e vendit.
Por, përjashto disa figura të njohura, informacionet që hasen në internet për ta, janë të pakta.
E zgjidhjen për këtë, thonë ta kenë tre djem të rinj.
Kujtimi, Rexhepi e Shkodrani, ka disa muaj që në baza vullnetare, po punojnë ta lansojnë një platformë të re.
E quajtën Trimat.al dhe në të, do të jenë të gjitha informacionet për heronjtë e luftës se fundit në Kosovë.
Por, një sfidë për këta të rinj, ishte verifikimi i informacioneve.
Për këtë, ata vizituan vet familjet e dëshmorëve, ndërsa kishte raste kur informacione që hasen në internet, nuk ishin të sakta.
Ndërkohë, në ndihmë mund t’iu vije çdo vizitues online.
Kjo mund të behet, duke i shtuar dëshmorët e heronjtë e tjerë.
Edhe për lansimi i kësaj faqe, zgjodhën një datë të veçantë.
Madje, për ta bërë më të lehte gjetjen e tyre ideatorët ndanë ish-luftëtarët e lirisë, edhe në zonat në të cilat kishin operuar.
Përveç shqiptarëve, lehtë informacione rreth tyre, mund të marrin edhe të huajt.
Kjo pasi faqja është edhe në gjuhën angleze.