Lansohet droni që do të transportojë organe në distanca të largëta
Megjithëse droni udhëtoi vetëm për 10 minuta, udhëtimi shënon herën e parë që një dron është përdorur për të transportuar një organ
Pajisja teknologjike përbëhej nga një “aparat të projektuar posaçërisht për teknologji të lartë për ruajtjen dhe monitorimin e një organi njerëzor”, i cili matte dhe rregullonte temperaturën, presionin barometrik dhe nivelin e dridhjeve gjatë uljes.
Marrësja e veshkave, Trina Glipsy, u rimëkëmb plotësisht dhe tani po jeton pa ndihmën e dializave, vetëm 11 ditë pas operacionit.
E përditshmja amerikane ‘New York Times’ raportoi se lideri i ekipit drejtues të dronit, Dr. Joseph R. Scalea, e emëroi shërbimin si “taksi për organe”.