Lampard lë hapur mundësinë për transferimin e Cavanit
Ylli uruguaian është bërë e ditur se ka kërkuar largimin nga PSG, kurse në garë për lojtarin qëndron Atletico Madrid.
Lidhur me merkaton së fundmi ka folur edhe trajneri i Chelsea, Frank Lampard, i cili ka lënë të kuptohet se skuadra e tij mund të garojë për Cavani.
“Ai është lojtar i madh. Nuk jam i sigurt për situatën, gjithsesi” ka thënë Lampard, duke mos hedhur poshtë asnjë opsion.
“Ai ka shumë eksperiencë, por edhe lojtarë të tjerë kanë” ka thënë tutje anglezi.
Chelsea është në nevojë të madhe për një sulmues, pasi Batshuayi dhe Giroud nuk po gjejnë formën më të mirë për të ndihmuar Tammy Abraham.