LAJMI I FUNDIT: Seanca mbahet nesër në ora 11:00
Kryesia e Kuvendit ka vendosur që nesër në ora 11:00 të mbahet seanca për Mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
Këtë e ka konfirmuar deputeti Haxhi Shala.
Ai ka thënë se për këtë ishin 4 vota pro e dy kundër, përcjell FaktePlus.
Njoftimi i plotë:
Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së Kuvendit, me 4 vota pro dhe 2 kundër u vendos që seanca për Mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, të ngritur nga LDK me nënshkrimin e 44 deputetëve, të mbahet nesër në ora 11:00 në Sallën e Parlamentit të Republikës së Kosovës.