Lajmërohet Ronaldo – Ka një mesazh për të gjithë fansat që e mbështetën për nënën e tij
Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka thënë se ndihet mirënjohës për mesazhet mbështetëse për nënën e tij, e cila është duke e rimarr veten në spital pas një sulmi në tru.
Përfaqësuesi i Portugalisë fluturoi nga Torino drejt vendlindjes, Madeira në Portugali, për ta vizituar të ëmën, Dolores Averiro, e cila ishte dërguar urgjentisht në spital.
Aveiro, 65-vjeçare, u pranua në spitalin Dr Nelio Mendonca, ku iu nënshtrua testeve për gjendjen e vet fizike.
Nënës së Ronaldos i ishte hequr një mpiksje gjaku kohë më parë në një arteri. CR7 ka thënë se ajo është në gjendje të qëndrueshme dhe nën mbikëqyrjen e doktorëve.
Faleminderit për të gjitha mesazhe mbështetëse për nënën time. Ajo është në gjendje stabile momentalisht dhe duke e rimarr veten në spital”, ka shkruar Ronaldo në Twitter.
“Unë dhe familja ime e falënderojmë ekipin mjekësor që u kujdes për të dhe me mirësi ju kërkojmë privatësi në këtë kohë”, shtoi ai.