Lajmërohet Isa Mustafa pas formimit të Qeverisë Hoti
Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës u zgjedh kryeministër i ri i Qeverisë.
Këtë ditë po e quan të madhe për Kosovën, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Ai ka uruar Hotin për postin dhe gjithë qytetarët.
“Sot përcollëm një ekspoze të qartë, konkrete me orientime vizionare të Kryeministrit tonë. Të njeriut me tipare humane, me dije të thella shkenëcore; i thjeshtë dhe i afërt me njerëz. Nuk e ofendoi askend; apeloi për ura bashkëpunimi; reflektoi vullnet të paskajshëm për familjen evropiane dhe euroatlantike”, shkruan Mustafa, përcjellë FaktePlus.
Postimi i plotë:
Një ditë e madhe për Kosovën.
Kosova zgjodhi Qeverinë e re me Kryeministër, Avdullah Hoti.
Urime zotni Kryeministër!
Urime qytetarë të Republikës së Kosovës!
Urime LDK, AAK, Nisma, AKR, parti parlamentare që përfaqësoni komunitetet joshumicë!
Urime deputetë që votuat pa hezituar dhe pa u frikësuar! Vota juaj do ta shpëtojë Kosovën.
Sot përcollëm një ekspoze të qartë, konkrete me orientime vizionare të Kryeministrit tonë. Të njeriut me tipare humane, me dije të thella shkenëcore; i thjeshtë dhe i afërt me njerëz. Nuk e ofendoi askend; apeloi për ura bashkëpunimi; reflektoi vullnet të paskajshëm për familjen evropiane dhe euroatlantike.
Zotni Kryeministër,
Të priftë e mbara së bashku me kabinetin tuaj të mrekullueshëm! IM