Lajm me rëndësi për studentët në Kosovë, kjo është data kur do të fillojnë provimet
Ndër masat e Qeverisë në detyrë kundër përphapjes së Koronavirusit, ishte edhe mbyllja e institucioneve arsimore.
Ndonëse u caktuan disa faza të lehtësismit të masave, cerdhet, shkollat e universitetet nuk u hapën.
Ndërkohë, Senati i Universitetit të Prishtinës ka mbajtur një mbledhje në të cilën është vendosur për afatin e qershorit, ku të gjithë studentët do t’i nënshtrohen provimeve.
Propozimi i parë përfshin që provimet mos të mbahen para datës 15 Qershor.
Njoftimi i plotë:
Njoftim!
Të nderuar studentë,
Ju njoftojmë se sot, me 29.05.2020, në mbledhjen e mbajtur të Senatit, është aprovuar propozimi I (pare). Propozimi I kishte keto specifika:
Propozimi I
1. Provimet nuk lejohet që të organizohen para datës 15 Qershor,
2. Mbajtja e afatit plotësues të Qershorit deri me dy provime,
3. Mbajtja e afatit të rregullt të Qershorit,
4. Mbajtja e rregullt e afatit të Shtatorit,
5. Mbajtja e afatit plotësues të Shtatorit deri me dy provime.
Propozimi II
1. Provimet nuk lejohet që të organizohen para datës 15 Qershor,
2. Mbajtja e afatit të rregullt të Qershorit,
3. Organizimi i një afati të plotë, të provimeve gjatë verës,
4. Mbajtja e afatit të rregullt të Shtatorit
5. Të ketë hapësirë të mjaftueshme kohor ndërmjet afateve,
6. Të shtyhet fillimi i vitit të ri akademik për dy javë në mënyrë që organizimi i provimeve të mos interferojë me vitin e ri akademik.
Në lidhje me datat e mbajtjes së afateve të provimeve, u është lënë njesive akademike të vendosin.
Suksese!