Lajm i papritur nga Argjentina, Maradona ka nënshkruar të mos varroset, zbulohet çfarë ka kërkuar legjenda e futbollit
Bota e futbollit në zi. Gjatë ditës së djeshme (e mërkure) ndërroi jetë legjenda e futbollit Diego Armando Maradona.
Por, Maradona nuk mundi të largohej nga kjo botë pa një çmenduri.
Hernan Castilla, një gazetar argjentinas, ka zbuluar një skenar të bujshëm tani.
Ai ka thënë se Maradona ka nënshkruar një testament ku kërkon të mos varrosej.
Sipas tij, Maradona ka kërkuar që trupi i tij të balsamosej dhe trupi i tij të ekspozohej.
Familja e legjendës, e ka marrë së fundmi vesh këtë dhe tashmë është në një dilemë të madhe se çfarë duhet të bëjnë.