Lajm i mirë: Shërohet pacienti i parë me koronavirus në Kosovë
Ministri i shëndetësisë në detyrë Arben Vitia pas informacionit se në Kosovë kanë rezultuar edhe 8 persona të prekur me koronavirus ai ka dhënë edhe një lajm pozitiv për qytetarët e Kosovës.
Ka shkuar në 79 numri i të infektuarve nga Koronavirusi. Por në mesin e këtij lajmi, ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia ka dhënë një lajm të mirë për vendin, përcjell FaktePlus.
Vitia nëpërmjet një postimi në profilin e tij ‘facebook’ ka njoftuar se tashmë një person është shëruar plotësisht nga virusi Korona.
“Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89 persona nga të cilet 8 kanë rezultuar pozitiv. Megjithatë më në fund e kemi lajmin e mirë. Njëri nga pacientët edhe pas testimit të dytë ka dalur NEGATIV. Sipas rekomandimeve të OBSh kur dy mostra negative të një personi me një ditē distancë kohore, tregojnë shërimin nga COVID-19”, ka shkruar Vitia.
Të dashur qytetarë,Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 89…
Julkaissut Arben Vitia Torstaina 26. maaliskuuta 2020