Lajm i mirë për gjithë të moshuarit në Kosovë, dalin pensionet
Gjatë ditës së djeshme është raportuar se gjithë ditën shumë pensionistë kanë pritur para bankave për të marrë pensionet.
E pasi nuk morën pensionet nga shumë persona është thënë se kjo gjë për të është maltretim për moshat e shtyra.
Kjo vonesë ka ndodhur krejt për shkak të një problemi me sistemin në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK).
Por, ky problem është zgjidhur menjëherë dhe në orët e pasdites kanë dalë të gjitha pensionet, shkruan FaktePlus.
Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Muharrem Shahini.
“Dje në orët e pasdites kanë dalë pensionet. Ka qenë një problem i vogël teknik me sistemin kur janë dërguar në BQK. Nuk ka pas ndonjë problem tjetër”, ka thënë Shahini, për FaktePlus.
Ai ka thënë se pavarësisht që buxheti ende nuk është miratuar, ndarja buxhetore është zgjatur deri në muajin mars.
“Buxhet ka dhe nuk ka nevojë për shqetësim”, ka deklaruar ai.
Në mars, është koha përfundimtare e lejuar për shpenzim të buxhetit dhe nuk ka asnjë instrument tjetër ligjor që ndarjet buxhetore të shtyhen më shumë se tre muaj, pra jo më vonë se data 31 mars 2020.
Pas kësaj date, Kosova futet në krizë buxhetore, pasi asnjë organizatë buxhetore ose autoritet tjetër publik nuk mund të autorizojë asnjë shpenzim ose pagesë derisa të miratohet Ligji i ri për Ndarjet Buxhetore./FaktePlus