Lajçaku diskuton me O’Brien dhe Kasanof për dialogun Kosovë-Serbi
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me ndihmësekretarin amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien dhe me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.
Lajçak në postim në platformën “X” ka thënë se zhvilloi një diskutim strategjik për dialogun Kosovë – Serbi dhe dinamikat rajonale.
“Gjithmonë është e dobishme të kemi diskutim strategjik për dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe dinamikat rajonale me ndihmësekretarin Kasanof dhe emisarin Kasanof. Mirëpres vazhdimin e bisedës sonë javën e ardhshme në Bruksel”, shkroi Lajçak.