Lajçak u tregon shteteve të BE-së se sa i zbatoi marrëveshjet Kosova, aty është edhe Bislimi
Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka njoftuar se në prani të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i ka informuar shtetet e BE-së për nivelin e zbatimit të marrëveshjeve të kaluara të dialogut nga ana e Kosovës.
Këtë, Lajçak e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Twitter,
Kjo ka ndodhur në një takim të Grupit Special për Normalizim në kuadër të MSA-së.
“Sot mbajtëm një takim të Grupit Special për Normalizim në kuadër të MSA-së së Kosovës. Ishte një mundësi e mirë për t’u dhënë shteteve anëtare të BE-së një pasqyrë të nivelit të zbatimit të marrëveshjeve të kaluara të Dialogut nga Kosova. Falenderoj Besnik Bislimin dhe ekipin e tij për prezantimet e tyre”, ka shkruar Lajçak.
Today, we held a meeting of the Special Group on Normalisation under Kosovo’s SAA. It was a good opportunity to give EU Member States an overview of Kosovo’s level of implementation of past Dialogue agreements. I thank First DPM @BislimiBesnik and his team for their presentations pic.twitter.com/3JWgn8YSIH
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 5, 2022