Lajçak takon shefin e EULEX-it në Bruksel, flasin për sigurinë në Kosovë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dje në Bruksel është takuar me shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Gjatë takimit, Lajçak dhe Barbano zhvilluan një diskutim të detajuar mbi aktivitetet dhe progresin e EULEX-it në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e misionit për stabilitetin dhe sundimin e ligjit në vend.
Ata gjithashtu shqyrtuan zhvillimet më të fundit në terren dhe bashkëpunimin e ngushtë midis EULEX-it dhe autoriteteve kosovare.
“Gëzohem që mirëprita sot në Bruksel Generalin Barbano, Shefi i Misionit të EULEX-it. Patëm një diskutim shumë të dobishëm mbi punën e rëndësishme të EULEX-it dhe folëm për zhvillimet më të fundit në terren. E vlerësoj bashkëpunimin tonë të shkëlqyer”, ka shkruar Lajçak.