Lajcak mbledh ekipin që do të punojë në dialogun Kosovë-Serbi
Lajçak ka publikuar një fotografi me anëtarët e ekipit të tij politik në Bruksel, ndërsa ka bërë të ditur se ky ishte takimi i parë me të gjithë pjesëtarët e grupit.
Ai në Twitter ka shkruar se me ta ka diskutuar për punët që e presin këtë grup në muajt në vazhdim.
“Ekipi im në Bruksel si i dërguar special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet e tjera në Ballkan. Sot u takuam për herë të parë me të gjithë pjesëtarët. Diskutuam për punën që na pret në muajt në vazhdim”, ka shkruar ai.
Vlen të ceket se emërimi i Lajçak në pozitën e emisarit special të BE-së nuk është mirëpritur nga të gjithë në Prishtinë.
Liderë të caktuar politik, përfshirë presidentin Thaçi janë shprehur shumë skeptik për rolin që Lajçak mund të ketë në bisedime.
Kjo për faktin se i njëjti vjen nga Sllovakia, shtet ky që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Përveç BE-së, në procesin e dialogut është përfshirë tanimë edhe SHBA-ja, ndërsa presidenti Trump e ka dërguar Richard Grenellin si përfaqësues special.
My Brussels team as 🇪🇺 Special Representative for the Belgrade-Pristina Dialogue and other Western Balkan regional issues met for the first time with all members today. Discussed our work in the months to come! pic.twitter.com/BdUNHXu80b
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 9, 2020