Lajçak: Kosova nuk duhet të ketë frikë nga dialogu
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, në një konferencë të përbashkët me përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor dhe zëvendës-ndihmës sekretarin Gabriel Escobar kanë folur për takimet që kanë zhvilluar gjatë vizitës dy ditore në Kosovë.
Lajçak ka thënë se gjatë vizitës në Prishtinë, e kanë bërë shumë të qartë se BE-ja pret zhvillim më të shpejtë të dialogut sesa në vitin 2021.
“Ne duam të shohim Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë përpara dhe të normalizojnë marrëdhëniet e tyre por dialogu është çelës për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne patëm takime të mira me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti. E kemi bërë shumë të qarta qëndrimet tona, ne respektojmë plotësisht principet e Kosovës për funksionalitetin e vendit, por komuniteti ndërkombëtar pret një zhvillim më të shpejtë të dialogut sesa në vitin 2021. Ne morëm pozicionimin e partive politike të cilat e përkrahin plotësisht dialogun”, u shpreh Lajçak.
Lajçak ka ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave, derisa ka përsëritur qëndrimin e tij se Kosova duhet ta kishte përfituar këtë proces shumë më parë.
“Sa u përket vizave, unë mendosh se Kosova duhet ta kishte përfituar këtë proces shumë më parë, sidomos par rekomandimeve të KE-së. Duhet të them vazhdimisht këtë çështje e ngris në takimet e mia sepse është çështje e dhimbshme për Kosovën”, u shpreh Lajçak.
I pyetur nëse Serbia mund të kërkojë organizimin e zgjedhjeve të prillit në Kosovë, Lajçak ka thënë se kjo nuk është çështje e dialogut, mirëpo çfarëdo vendimi rreth kësaj problematike mund të ndikojë në procesin e dialigu.
“Mund të them se në takimet që kemi pasur nuk është çështje e dialogut. Çfarëdo vendime që do të merren sa u përket dialogut, do të ketë ndikim në procesin e dialogut. Qytetarët kanë të drejtë demokratike për të marrë pjesë në zgjedhje, por ajo mund të bëhet duke u bazuar në taktikat evropiane. Duhet gjetur marrëveshje shumë e përshtatshme sa i përket kësaj çështje”, u shpreh Lajçak.
Lajçak ka përsëritur qëndrimin e BE-së se marrëveshjet e nënshkruara duhet të zbatohen kur është pyetur për çështjen e Asociacionit. Ai ka thënë se e ka potencuar këtë edhe gjatë takimit që kishte me krerët e shtetit.
“Vazhdimisht është çështje e pranishme në diskutimet tona. Kosova është palë e plotë në dialog, është 50 përqind e dialogut dhe duhet të ketë një dakordim nga pala e Kosovës. Sa i përket krahasimit me Republikën Serbe, kam thënë se askush nuk dëshiron Republikë Serbe, por ato marrëveshje që janë arritur duhet të zbatohen. Këtë e kam thënë edhe në takime. Nuk ka asnjë arsye që ju të jeni të frikësuar sepse ne jemi këtu që të sigurojmë që çdo marrëveshje që arrihet të jetë në përputhje me standardet evropiane”, u shpreh Lajçak.