Lajçak: Dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër Policisë së Kosovës
Për sulmin në Veri të Kosovës ku u vra edhe një pjesëtar i Policisë së Kosovë, ka reaguar edhe Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi.
Lajçak shpërndau postimin e zyrtarit të lartë të BE-së, Josep Borrell dhe shtoi se dënon sulmon e tmerrshëm kundër Policisë së Kosovës.
AI ka kërkuar që autorët të dalin para drejtësisë.
Po ashtu Lajçak ka shkruar se të gjithë duhet t’i kthehen dialogut menjëherë.
”Dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër policisë së Kosovës mbrëmë. Dhuna e çdo forme është absolutisht e papranueshme. Zemra ime është për viktimat, familjet dhe kolegët e tyre. Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Të gjithë duhet t’i kthehen dialogut menjëherë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Lajçak ditëve të fundit është akuzuar nga kryeministri Albin Kurti që në procesin e dialogut është i njëanshëm, në favor të Serbisë.