La Liga: Lionel Messi, lojtari më i mirë i muajit shkurt
Lionel Messi është shpallur lojtari i muajit në La Liga.
Ylli i Barcelonës ka qenë më i miri i muajit shkurt në La Liga, duke kontribuuar me katër gola dhe gjashtë asistime për skuadrën e tij, përcjell lajmi.net.
Messi e nisi shkurtin me dy asistime për Ansu Fati, në fitoren 2:1 kundër Levante, pastaj ndihmoi Barcën në fitoren 2:3 kundër Real Betis, ku ai regjistroi tri asistime.
Muajin shkurt Messi e mbylli me katër golat e shënuara kundër Eibar, në fitoren 5:1 të Barcelonës, duke u ngritur në krye të garës për golashënuesin më të mirë në kampionatin spanjoll.
Messi ka fituar çmimin lojtari më i mirë i muajit për herën e dytë këtë sezon në La Liga (hera e parë në nëntor).
Argjentinasi do ta pranojë çmimin e tij në fillimin e ndeshjes që skuadra e tij e luan kundër Leganes, më 22 mars.