Kylie Jenner vishet nga stilistët shqiptarë
Kylie Jenner njihet si një ndër femrat më të njohura në botë.
Ylli televiziv sjell trende të reja dhe çfarëdo që ajo vesh bëhet artikulli më i shitur i momentit, gjithnjë shumë stil në të veshur dhe nuk zhgënjen me zgjedhjet e saj.
Teksa së fundmi ajo ka surprizuar mjaft shumë fansat e saj shqiptar, duke pozuar para pasqyrës, Kylie shihej e veshur me pantallona dhe bluzë të bardhë.
Pantallonat e saj janë nga stilistë shqiptarë të firmës “Street style jeans”, të cilët publikuan një video në rrjetet sociale duke ndarë lajmin e bukur me ndjekësit e tyre.
StreetStyleJeans është themeluar në vitin 2015 nga stilistë shqiptarë dhe është një firmë mjaft e veçantë nga të tjerët sepse ata marrin xhinse të vjetra dhe i përshtatin me trendet e fundit, madje edhe i personalizojnë veshjet.