Ky pritet të jetë formacioni i Anglisë për ndeshjen kundër Kosovës
Anglia do të jetë kundërshtari i radhës për kombëtaren e Kosovës.
Pas fitores së madhe kundër Republikës së Çekisë, Dardanët udhëtojnë drejt Anglisë për testin e radhës dhe më të vështirin në ëndrrën drejt Euro 2020.
Sigurisht, aty i pret një kundërshtar shumë i fortë, me emra që luajnë në skuadrat më të mëdha të futbollit evropian.
Bernard Challandes duhet të bëjë ‘magjinë’ në taktikat e tij në mënyrë që të marrë një rezultat pozitiv.
Mediet në Angli [Express] tashmë kanë zbuluar formacionin e mundshëm të “Tre Luanëve’, të cilin lajmi.net ua përcjell më poshtë.
Aty nuk figuron emri i Marcus Rashford, por ka një tjetër rrezik, Jadon Sancho.