“Ky nënvlerësim po më vret”
Patrice Evra ka pranuar se po e “vret” situata e Manchester United, fakti se rivalët tashmë nuk druhen fare para “Djajve të Kuq”.
Me këta të fundit, francezi fitoi pesë tituj të Premier League, tri Kupa të Ligës dhe Ligën e Kampionëve gjatë 8 vite në “Old Trafford”:
“Ne luajtëm javën e kaluar kundër Leicester dhe shumë njerëz thanë se do të ishte një ndeshje e vështirë, sepse “dhelprat” qenkan në formë!!! Ku është respekti për Manchester United këtu? Unë dua që njerëzit të na frikësohen përsëri. E di që nuk është e lehtë ndaj askujt në Premier League, por duhet të sigurohemi, kur lojtarët futen në fushë, të jemi të bashkuar. Unë dua që ajo arrogancë e dikurshme e Manchester United të rikthehet. Edhe nëse nuk është e lehtë, njerëzit duhet të kuptojnë që ne jemi Manchester United. Kësisoji, jam i mërzitur kur dëgjoj njerëz që asin për Manchester United sikur nuk është asgjë. Kjo gjë po më vret”. /FaktePlus