Ky është sulmuesi me shpatë që kreu vrasjen në mes të rrugës në Stuttgart
Për më shumë se katër vjet, vrasësi me shpatë i Stuttgartit jetoi si një refugjat sirian në Gjermani, duke mbledhur përfitime sociale. Por askush nuk e vuri re që ai nuk është Sirian, por një Jordanez i quajtur Issa Mohammed.
Derisa Wilhelm L. 36 vjeç me sa duket e nxori sekretin e tij. Sipas informacionit të BILD, viktima 36 vjeçar ka raportuar ish shokun e tij të dhomës Issa Mohammed (28) për mashtrim azili dhe kështu i bëri publike dyshimet e tij për nënshtetësinë e tij siriane, transmeton FaktePlus.
Kështu Mohammed vrau shokun e tij të dhomës pikërisht sepse ai i zbuloi identitetin e tij të rremë, gjë që autoritet gjermane do ta kishin depërtuar menjëherë në vendin e tij të prejardhjes.
Bild ka biseduar me vëllanë e personit të supozuar si sirian, Ahmad M, (21), i cili ende jeton në Jordani, dhe se ka pasur vazhdimisht kontakte me vëllanë e tij i cili kreu vrasjen e tmerrshme në Sttutgard. /FaktePlus