Ky është shteti i parë në botë që e bën të detyrueshme vaksinën anti Covid për fëmijët
Kosta Rika është bërë vendi i parë në botë që i ka bërë të detyrueshme vaksinat kundër COVID-19 për fëmijët. Sipas zyrtarëve shëndetësor, ilaçi do t’i bashkohet listës së gjerë të vaksinimeve bazë të fëmijërisë që tashmë kërkohet me ligj.
Ky shtet nënshkroi një marrëveshje me Pfizer për të marrë doza për të filluar vaksinimin e të gjithë fëmijëve nën 12 vjeç nga marsi 2022.
Marrëveshja e Kosta Rikës me Pfizer do të bëjë që ajo të marrë 3.5 milionë doza, nga të cilat 1.5 milionë do të rezervohen për ata të moshës 5 deri në 11 vjeç. Të tjerat do të jenë për dozat e treta që do t’u jepen personave të parë, popullatës së moshuar dhe njerëzve me imunitet të shtypur, shkruan BCC.
Shumica e fëmijëve nuk kanë gjasa të sëmuren rëndë nëse infektohen me COVID-19, por mund të jenë akoma infektues, edhe pa simptoma. Vaksina mund të ndihmojë në ndalimin e përhapjes së virusit te të tjerët.
Në fillim të kësaj jave, organet rregullatore të shëndetit të ShBA miratuan vaksinën Pfizer/BioNTech për fëmijët e moshës pesë deri në 11 vjeç.
Më shumë se 70% e atyre të moshës midis 12 dhe 19 vjeç kanë marrë tani të paktën një dozë të vaksinës, thonë zyrtarët.
Vendimi i ShBA për të miratuar vaksinën Pfizer/BioNTech për fëmijët e moshës pesë deri në 11 vjeç ka hapur rrugën për 28 milionë të rinj amerikanë për t’u vaksinuar.