Ky është reagimi i Vetëvendosjes pas heqjes së reciprocitetit me Serbinë
Pas vendimit të kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, për heqje të masave të reciprocitetit kundër Serbisë, ka ardhur edhe reagimi nga Lëvizja Vetëvendosjes.
Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se një vendim i tillë është heqje dorë nga sovraniteti i Kosovës.
Sipas saj, qeveria Hoti po i hap rrugë presidentit Thaçi për arritjen e një marrëveshje me Serbinë.
“Heqja dorë nga reciprociteti është heqje dorë nga sovraniteti. Qeveria ilegale po i hap rrugën Thaçit për marrëveshjen me Serbinë!”, ka shkruar Haxhiu.