Ky është propozimi i PDK-së për ta luftuar koronavirusin
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyqi, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se PDK ka ftuar qeverinë në detyrë për të miratuar pakon financiare.
Tutje Bytyqi ka thënë se PDK ka ofruar alternativën për pakon në vlerë 300 milion euro ndaj rrezikut të papunësisë, shkruan FaktePlus.
Shkrimi i tij i plotë:
Partia Demokratike e Kosovës, për dy javë rresht e ka ftuar Qeverinë e shkarkuar Kurti që ta sjellë propozimin e tyre (pakon financiare) në Kuvend, ta debatojmë, plotësojmë dhe miratojmë.
Ne kemi ofruar alternativën tonë për një pako me vlerë 300 milion euro. Ne besojmë se kjo pako, do ta adresonte në mënyrë të duhur rrezikun nga humbja e qindra-mijëra vendeve të punës.
Viti 2020, është vit i luftës tonë kundër pandemisë covid-19 dhe për ruajtjen e ekonomisë së Kosovës.