Ky është profesori që dyshohet se abuzoj seksualisht me nxënësen në Drenas
Publikimi i rastit të abuzimit seksual të një vajze 16 vjeçare nga një hetues i stacionit policor të Drenasit, i cili tashme është i arrestuar si i dyshuar kryesor, ka nxjerr edhe personin e dytë, i cili po ashtu dyshohet se kishte abuzuar seksualisht me të miturën.
Bëhet fjalë për një profesor të shkollës së mesme, respektivisht punonjës në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Drenas. Këtë profesor viktima kishte shkuar në polici për të denoncuar për marrëdhënie seksuale qysh para disa viteve.
Sipas burimeve të FaktPlus, i dyshuari në fjalë është profesori me emrin Shkëlzen Xhekaj.
Për rastin në fjalë është deklaruar edhe drejtori i shkollës “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”, Valdet Istogu.
Ai i ka thënë Agjencisë së Lajmeve FaktePlus se profesori i akuzuar është shpallur i pafajshëm në vitin 2017 nga gjykata kompetente dhe se ai ka filluar punën në shkollën ku ishte pjesë.
Por, tani pas rihapjes së rastit drejtori Istagu thekson se do ta njoftojë Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Drenasit me një raport në lidhje me intervistimet e djeshme që janë bërë në shkollë nga Inspektorati i Policisë së Kosovës (IPK).
“Rasti i profesorit ka qenë në vitin 2017. Ai u pat shpallur i pafajshëm dhe e ka detyruar drejtorinë të kthehet në punë. Vendimet e gjykatës janë vendime të tilla që nuk kthehen. Për rastin e djeshmit unë do të dorëzojë një raport në DKA për inspektimin e drejtoratit të Policisë së Kosovës me nxënësen. Unë do ta bëjë informimin në DKA që nxënësja e shkollës sonë është marrë në pyetje. Neve në atë moment nuk na u është lejuar që të jemi prezent kur ajo është marr në pyetje dhe unë do ta bëjë vetëm njoftimin”, ka thënë Istogu.
Ai tutje thekson se në kohën kur ka ndodhur rasti, familja e vajzës nuk është ankuar dhe as kontaktuar me të për asnjë moment.
“Në kohën kur ka ndodhur rasti, familja e vajzës asnjëherë nuk ka pasur asnjë kontakt me neve si shkollë, për të kërkuar sqarime apo diçka tjetër. As nxënësat nuk kanë ngritur ndonjëherë ndonjë ankesë ndaj profesorit në fjalë. Mësimdhënësi në fjalë nuk ka qenë mësimdhënës i vajzës, mënyrën se si e kanë njohur ata njëri tjetrin e dinë ata vet”, është shprehur Valdet Istogu.
Kurse nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Drenas janë shprehur se veprimet ndaj profesorit do të merren pas pranimit të raportit nga drejtori i shkollës.
Drejtori Tafil Halilaj ka thënë për FaktePlus se me pranimin e raportit, do të merren masat konkrete.
“Unë si drejtor i Arsimit në Komunës e Drenasit kemi kërkuar një raport prej drejtorit të shkollës ku unë e kam kërkuar këtë raport. Së pari ne duhet të shohim se si ka ndodhur rasti dhe se çfarë ka ndodhur në atë shkollë përmes raportit pastaj të marrim vendime”, ka thënë Tafil Halilaj.
Kujtojmë se sipas ankesës së nxënëses 16 vjeçare, profesori ishte personi i parë që kishte abuzuar seksualisht me të, deri sa ajo e kishte denoncuar tek i dyshuari i dytë tashmë i arrestuar, zyrtari policor Vesel Veseli.
Por fatkeqësisht, pas marrjes së deklaratës në Stacioni e Policisë në Drenas, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe ekspertizës mjekoligjore, polici Vesel Veseli, nën kërcënim dhe shantazh e kishte futur në dorë nxënësen.
Siç ka shkruar gazeta Insajderi, pas shfrytëzimit seksual për më shumë se një vit, vajza kishte mbetur shtatzënë. Mandej polici Veseli e kishte detyruar vajzën të abortonte në klinikën e gjinekologut Fehmi Ahmeti në Prishtinë.
Tashmë Prokuroria Themelore pritet që për policin e arrestuar të kërkojë paraburgim lidhur me dyshimin për abuzim seksual dhe shantazh ndaj vajzës 16 vjeçare nga komuna e Drenasit. FaktePlus edhe më parë ka shkruar se të dyshuarin në fjalë sipas Kodit të Procedurës Penale lidhur me dy veprat për të cilat akuzohet, organet e drejtësisë mund ta dënojnë deri në 10 vite burgim. LEXO KETU./FaktePlus