Ky është përforcimi më i ri që pritet ti bashkohet Bayernit
Sipas Bild, skuadra gjermane Bayern Munich është e interesuar në mesfushorin hungarez, Dominik Szoboszlai.
Për shkak të paraqitjeve të mira që 18 vjeçari i ka pasur në Liefering, tani ai ka kapur vëmendjen e disa skuadrave të mëdha evropiane, shkruan Goal.
Është raportuar se edhe skuadra e Juventusit është e interesuar që ta përvetësojë atë.Futbollisti Szoboszlai ka pasur katër paraqitje për skuadrën austriake dhe gjithashtu ka qenë pjese e përfaqësueses hungareze në U-21.