Ky është Naim Murseli gruaja e të cilit dyshohet se u vra në Prishtinë
![](https://fakteplus.net/wp-content/uploads/2023/11/a6-2-600x360-1.jpg)
Sonte në periferi të Prishtinës është vrarë një grua me armë zjarri. Policia ka njoftuar se ajo është gjetur e vdekur në veturë, ku është konstatuar vdekja.
Gruaja e vrarë L.M. është bashkëshortja e Naim Murselit keshilltar i ish-Presidentit Behgjet Pacolli. Në media është raportuar se Murseli i ka thënë hetuesve se dikush e ka sulmuar në tentim për ta grabitur. Sipas raportimeve që sjellin fjalët e Murselit, fillimisht grabitësit iu kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke ua marrë paratë dhe telefonat.
Murseli për shumë vjet është parë si një nga personat e afërt të kreut të AKR-së, ndërkohë që në media është prezantuar dhe cituar si Këshilltar i tij.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur gjatë kohës kur Murseli bashkë me gruan e fëmijët ndodheshin në veturë, kur papritmas ua kanë zënë pritën me veturë disa grabitës, të cilët i plaçkitën.
Bazuar në deklaratën e Murselit që e ka dhënë para hetuesve policorë, i njëjti ka deklaruar se hajnat fillimisht iu kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat.
Kjo situatë e tmerrshme dyshohet se e detyroi Murselin që t’i largojë fëmijët nga vetura, por aty mbeti bashkëshortja e tij, e cila fatkeqësisht u vra me armë zjarri.
Gruaja që u vra është bashkëshortja e Naim Murselit këshilltar i Pacollit (fakteplus.net)