Ky është muri gjigant që ndërtoi Turqia për parandalimin e emigrantëve nga Afganistani – PAMJE
Turqia po ndërton një mur prej betoni përgjatë kufirit me Iranin, me qëllim që të parandalojë valën e emigrantëve nga Afganistani.
Mijëra qytetarë duan të ikin nga Afganistani, pasi talebanët morën nën kontroll pothuajse tërë territorin e Afganistanit.
Turqia tashmë ka pranuar miliona refugjatë nga Siria, e ky vend po frikësohet nga një valë e re e emigrantëve nga Afganistani, prandaj vendosi ndërtimin e murit 295 kilometra që do të shërbejë si barrierë dhe do të jetë e veshur me tela me gjemba.
Në anën tjetër, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka propozuar që të takohet me talebanët dhe të diskutojnë për paqen në Afganistan.