Ky është moti për dy ditët në vijim
Ditët në vijim do të karakterizohen me mot kryesisht të kthjellët dhe me diell. Të martën temperaturat do të vazhdojnë të rriten. Natën e së martë dhe ditën e mërkurë një bërthamë e masave të ftohta ajrore nga Skandinavia do të depërtojë në lindje të rajonit, që do të sjellë vransira kalimtare me erëra më të theksuara nga verilindja, derisa temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, shkruan Prishtina Weather.
Sipas të njëjtës faqe, temperaturat do të kenë një ngritje graduale gjatë ditëve në vijim, dhe në fund të javës.
Ky është moti për dy ditët në vijim:
17.03.2020 – Kthjellët dhe me diell. Në mbrëmje vransira kalimtare. Në mëngjes mundësi për ngrica, e gjatë ditës mot më i butë. Erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi dhe veriperëndimi 1-6m/s. Indeksi UV: 5.
16.03.2020 – Ditët në vijim do të karakterizohen me mot kryesisht të kthjellët dhe me diell. Të martën temperaturat do…
Julkaissut Prishtina Weather Maanantaina 16. maaliskuuta 2020