Ky është i riu nga Gjilani që vdiq pas rrokullisjes së autoambulancës
Për t’i dalë në ndihmë gjendjes shëndetësore të një të riu, nga Spitali i Gjilanit autoambulanca u nis për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë.
Por fatkeqësisht autoambulanca e Gjilanit u aksidentua saktësisht në fshatin Bresalc, në të dalë nga Gjilani.
Si pasojë e gjithë kësaj situate të krijuar, nga aksidenti i riu A.SH humbi jetën, shkruan indeksonline.
A.SH është nga fshati Përlepnicë Komuna e Gjilanit, ndërsa familjarë e miq të shumtë tashmë kanë filluar ta përkujtojnë të riun, dhimbja e të cilëve padyshim se është mjaft e madhe.
Duhet përkujtuar që gjatë 24- orëve të fundit në vend pati një numër të madh aksidentesh, teksa ky në magjistralen Gjilan-Prishtinë doli t’ishte me fatalitet.