Ky është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale
Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim, Skënder Hotin nga Malisheva. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.
Ai ka thënë se ushtarët e UÇK-së, janë krenar me veprën dhe sakrificat e të gjithë luftëtarëve.
Postimi i plotë:
Tash sa mora lajmin se i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është bashkluftëtari i Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës Skender Hoti nga Malisheva, si të gjithë ushtarët e UÇK-së edhe Skenderi dhe të gjithë ne jemi krenar me vepren dhe sakrificat e të gjithë luftëtarëve, që bëmë një luftë të pastër dhe të drejtë si ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!