Ky është gjyqtari i Gjykatës Themelore të Pejës, që dyshohet se mori 4 mijë euro ryshfet
Pas disa ditë pune hetimore, njësitet e Policisë së Kosovës kanë arrestuar një person nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, si dhe marrje e ryshfetit dhe mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Bëhet fjalë për Gjykatësin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Pejës, Sali Berisha.
Gjykatësi i Pejës, është arrestuar dje për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Dy mijë euro kesh i ishin gjetur në xhep Gjykatësit nga Peja, ndëkqa ka marrë edhe 4 mijë euro ryshfet në mënyrë që mos të veprojë në pajtim me detyrën e tij, thuhej në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Pejës.
Gjithnjë sipas prokurorisë, këto para ai i kishte marrë në proces për të finalizuar shumën prej 6 mijë eurove, në lidhje me lëndën penale të përmbyllur me aktgjykim kohë më parë.