Ky është deputeti që vdiq nga koronavirusi
Një deputet i sapo zgjedhur i parlamentit të Iranit ka humbur jetën si pasoje e koronavirusit të ri raportuan mediat ne Teheran. Mohammad Ali Ramazani Dastak, humbi jetë mëngjesin e sotëm pasi ishte shtruar në spital prej disa ditësh.
Deputeti iranian ishte veteran i luftës shtatë vjeçare mes Iranit dhe Irakut. Republika Islamike e Iranit është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi Covid 19 ku sipas të dhënave zyrtare, mbi 380 persona jane infektuar ndërsa 34 të tjerë kanë humbur jetën.
Pak ditë më parë edhe zëvendës ministri iranian i shëndetësise rezultoi pozitiv për koronavirusin.