Ky është deputeti që do ta zëvendësojë Fadil Nurën e PDK-së në kuvend
Deputeti Isak Shabani do ta zëvendësojë ish deputetin Fadil Nura në Kuvendin e Kosovës.
Kështu është shqyrtuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme, që Shabani të jetë në vend Nurës në kuadër të të zgjedhurve të PDK-së për parlament.
Ndërkaq, Fadil Nura i fitoi zgjedhjet për të parin e Skenderajt dhe nuk mund të jetë më pjesë e Kuvendit.