Ky është 49 vjeçari që humbi jetën në aksident trafiku
Ish-drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies në komunë e Kamenicës, Agim Bucolli është personi i cili humbi jetën në aksident trafiku që ndodhi sot në rrugën Prekovc-Llabjan.
“Ai që shumë herë solli në fytyrat e zemrat tona buzëqeshje e hare, sot na i ngriu ato”, kështu ka shkruar ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Fatmir Matoshi pas lajmit të vdekjes së Bucollit.
LEXO EDHE: Aksidentohet me veturë, vdes 49 vjeçari
Ai në emër të tij dhe degës së AKR-së në Kamenicë ka shprehur ngushëllime familjes së tij, miqëeve e kolegëve.
Postimi i plotë:
Lajm i trishtë për të gjithë ne, vdekja në aksident komunikacioni e shokut, mikut, kolegut tonë e ish drejtorit të Shëndetësisë e Mirëqenies Sociale Agim Bucolli.
Ai që shumë herë solli në fëtyrat e zemrat tona buzëqeshje e hare, sot na i ngriu ato.
Agim Bucolli, do të mbahet mend gjatë, si një personalitet i veqantë, nje njeri me pozitivitet të madh, një vlla, prind e bashkëshort i respektueshëm, një aktivist e mbi të gjitha një njeri me vlera të larta humane.
Në emrin tim dhe të Degës së AKR në Kamenicë i shprehu ngushllimet më të sinqerta familjes së tij, Lumnijes, Lorikut, Durojetës, vëllaut Fatonit dhe gjithë të afëmëve dhe miqëve të tij. Ngushllime edhe gjithë kokegëve e kolegeve në AKR.
Prehu në paqe DAJ