Ky dyshohet të jetë i vrari e i djeguri në Pejë – ishte ushtar i UÇK-së (FOTO)
Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Pejë, ndërsa bëhet e ditur se trupi i pajetë i gjetur pas mesnate fillimisht është vrarë me armë zjarri pastaj është djegur.
E ky rast është konfirmuar edhe nga Shkodran Nikçi prej Zyrës së Prokurorisë në Pejë.
Trupi i pajetë është gjetur në Zahaq të Pejës.
“Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes mbrëmë pas mesnate ku kanë hasur në një trup të pajetë, i cili është vrarë me armë zjarri dhe pastaj është djegur”, bën të ditur nga Prokuroria.
E tashmë burime nga hetuesia e Pejës thonë se dyshohet se viktima në Pejë është Qerim Kelmendi.
Trupi i tij sipas të njëjtave burime është ekzekutuar me disa plumba e pastaj është djegur.
Qerim Kelmendi është ish- ushtari i UÇK-së. Ai është vëllau i Ibrahim Kelmendit, i cili njihet si një prej njerëzve drejtues të Lëvizjes Popullore të Kosovës.