“Ky bërllog s’ka ardhë prej Serbisë”, qytetarët ankohen për mbeturinat në Prishtinë
Në shumë pjesë të kryeqytetit mund të hasim në mbeturina të cilat nuk janë të vendosura në vend jo të duhur, e krejt kjo si pasojë e qytetarëve të pa ndërgjegjshëm të cilët hudhin ato vend e pa vend.
E një gjë e tillë ka filluar të shqetësojë edhe qyetatarët e lagjes së “Bregut të Diellit” në kryeqytet.
Një qytetar ka fotografuar një grumbull të madh të mbeturinave të hedhura në një prrua në këtë lagje. Ai më tej ka ironizuar me këtë duke thënë se këto mbeturina janë sjellë nga shteti i Serbisë.
Këto janë pamje shqetësuese, duke e ditur edhe ndotjen e madhe të ajrit në kryeqytet. Ndryshe për mbledhjen e mbeturinave dhe pastrimin e hapësirave të ndryshme ka pasur aktivitete të shumta nga organizata “Let’s do it Kosovo” e cila përkujdeset për largimin e mbeturinave nga vendet jo të duhura.