Kuvendi sqaron dyshimet për gabim në numërimin e votave për qeverinë Hoti
Dyshimet erdhën pasi që u tha se për qeverinë ka abstenuar edhe deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ndërsa kryesuesi i seancës, Kujtim Shala, pohoi se abstenues është vetëm një deputet.
E Kuvendi i Kosovës me anë të një komunikate për media, ka sqaruar se nuk ka ndodhur asnjë gabim gjatë numërimit të votave, dhe se numri i paraqitur ishte korrekt.
LEXO EDHE:
Vetëvendosja dhe PDK-ja shprehen rreth dyshimeve për llogaritjen e votave në votimin e Qeverisë Hoti
“Megjithatë, për shkak të interesimit të madh të mediave dhe kohës së gjatë deri në nxjerrjen e transkriptit, po pasqyrojmë rezultatet e votimit në seancën e sotme të jashtëzakonshme (03. 06. 2020), për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, sipas grupeve parlamentare”, thuhet në komunikatë.
Postimi i plotë:
Bazuar në praktikën e deritashme të Kuvendit, votimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, të nënkryetarëve të Kuvendit dhe të qeverisë, bëhet me dorë.
Rrjedhimisht, Kuvendi nuk ka mbajtur as nuk mban evidencë me emra të deputetëve, të cilët marrin pjesë në këto votime.
Megjithatë, për shkak të interesimit të madh të mediave dhe kohës së gjatë deri në nxjerrjen e transkriptit, po pasqyrojmë rezultatet e votimit në seancën e sotme të jashtëzakonshme (03. 06. 2020), për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, sipas grupeve parlamentare:
GP i LDK-së: prezentë 26 deputetë, munguan: Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli
Votimi: 25 për, 1 abstenim
GP i PDK-së prezentë: 24 deputetë
Votimi: 24 kundër
GP i AAK-së: prezentë 13 deputetë
Votimi: 12 për (deputetja Donika Kadaj-Bujupi e ka liruar sallën në kohën e votimit)
GP NISMA + AKR: prezentë 6 deputetë
6 për
GP i Listës serbe: prezentë 10 deputetë
Votimi: 10 për
Minoritetet jo serbe: prezentë 8 deputetë. Munguan: Zikreta Aliti dhe Elbert Krasniqi
Votimi: 8 për
Rezultati përfundimtar:
Prezentë në sallë kanë qenë 86 deputetë
61 deputetë kanë votuar PËR
24 deputetë KUNDËR
1 deputet ka ABSTENUAR.