Kuvendi shkon në pauzë deri në orën 14:00
Kuvendi i Kosovës pas përfundimit të dy pikave të rendit të ditës, asaj për deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, ka shkuar në pauzë deri në orën 14:00.
Pas pauzës në seancën plenare do të shqyrtohen edhe pesë pika tjera që kanë të bëjnë me gjenocidin serbë në Kosovë.
Pikat që do të shqyrtohen nga deputetët:
- Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë,
- Formimi i Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë,
- Vendimi për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish – Fabrika e tjegullave,
- Vendim për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, tek Stacioni hekurudhor i Prishtinës,
- Caktimi i Ditës së Gjenocidit.
Propozimi për themelimin e një Tribunali për gjenocidin, krimet kundër njerzimit dhe krimet e luftës të ish regjimit shtetëror serb në Kosovë është bërë nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli. /FaktePlus