Kuvendi mban seancë, çfarë pritet të ndodh sot në vendin tonë
Ngjarjet kryesore që shënojnë ditën e sotme.
Ngjarjet e datës 19 maj 2022:
– OJQ “Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve”, organizon trajnimin për institucionet ligjzbatuese rreth hetimit dhe ndjekjes penale të keqtrajtimit dhe neglizhimit ndaj kafshëve”. (Pylli i Arinjve Prishtina”, ora 9:00)
– Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 9:30)
– Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)
– Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Mia Sydoë Mölleby, deputete në Parlamentit të Suedisë, dhe Inguna Sudraba, eksperte, SIGMA ish-auditore e përgjithshme e Latvisë dhe ish -deputete e Parlamentit të Latvisë. (Kabineti i kryetari, ora 10:00 – Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)
– Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 10:00)
– Organizata “Syri i Vizionit” në partneritet me “The Balkan Forum” dhe Komunën e Istogut organizojnë Panairin e Punës në Istog. (“Parku i Qytetit” në Istog, ora 10:00)
– Komitetit për Politikë dhe Financa i Komunës së Rahovecit mban mbledhjen e katërt. (Komuna e Rahovecit, ora 10:00)
– Kolegji AAB do t’ia ndajë Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq Çmimin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut me motivacionin “për pritjen dhe strehimin e refugjatëve nga Kosova gjatë luftës së vitit 1999 dhe kontributit të dhënë për avancimin e të drejtave qytetare në Malin e Zi”. (Teatri “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB, ora 11:00)
– Odat ekonomike të vendeve gjermanofolëse organizojnë diskutim me temë “Inovacioni nga Kosova për tregjet në Gjermani, Austri dhe Zvicërr. (Kolegji UBT, ora 11:00)
– USAID në Kosovë organizon lansimin e Programit për Angazhim Qytetar. (Qendra Rinore e Kulturore në Pejë, ora 13:00)
– Kuvendit të Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën do të mbahet debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 14:30)
– Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, do të organizojë një takim bashkëbisedues në lidhje me letërsinë, me Poetin e Parë Laureat të Letërsisë Shqipe Rudolf Marku. (Universiteti i Gjilanit, ora 15:00)
– NISMA Socialdemokrate fillon turin e debateve me qytetarë nëpër qytetet kryesore me temën Kosova në udhëkryq. (Galeria e Arteve – Ferizaj, ora 18:00)
– Në nderim të poetit Ali Podrimja, Ambasada e Francës dhe Universiteti AAB organizojnë një lexim të shoqëruar me muzikë. (Teatri “Faruk Begolli” në AAB, ora 19:00).