Kushtetuta tregon qartë sa vota i duhen LDK-së që mocioni i mosbesimit të kalojë
LDK sot edhe zyrtarisht ka njoftuar se do të inicojë mocion mosbesimi për rrëzimin e qeverisë Kurti.
Ky vendim që ka tronditur skenën politike kosovare vjen pas dëmtimit serioz të raporteve të Kosovës me SHBA-të, si rrjedhojë e mos-dëgjueshmërisë së qeverisë Kurti për heqjen e taksës, si dhe shkarkimit pa paralajmërim të Agim Veliut, ministër i Punëve të Brendshme dhe njëherit njërit ndër figurat kryesore të LDK-së, shkruan lajmi.net.
Mirëpo si shkon procedura e mocionit të votëbesimit?
Në Kushtetutën e Kosovës shpjegohet qartë se mocioni i mosbesimit mund të ngrihet me propozimin e 1/3 të deputetëve të Kuvendit.
Po ashtu, aty tregohet se nevojiten 61 vota që i njëjti të kalojë.
Neni 100 [Mocioni i Votëbesimit]
Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë mund të ngrihet me propozimin e një të tretës (1/3) të të
gjithë deputetëve të Kuvendit.
Votëbesimin e Qeverisë mund ta kërkojë Kryeministri.
Mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditë të Kuvendit, jo më vonë se pesë (5) ditë e as më
herët se dy (2) ditë nga data e parashtrimit të tij.
Konsiderohet se mocioni i mosbesimit është pranuar, nëse për të kanë votuar shumica e të
gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Nëse mocioni i mosbesimit dështon, mocioni tjetër i mosbesimit nuk mund të ringrihet gjatë
nëntëdhjetë (90) ditëve të ardhshme.
Nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në
dorëheqje.