Haki Abazi, kërkon rigjykim te Dekretit të Presidentit
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ditë më parë bëri të ditur se dekreti i presidentit Hashim Thaçi, për ta mandatuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për postin e kryeministrit, është në përputhje me Kushtetutën dhe se mocioni i mosbesimit ndaj në qeverie në Kuvend nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit.
E sot Gjykata Kushtetuese e ka publikuar të plotë në ueb-faqe vendimin e saj lidhur me dekretin e presidentit Thaçi, ku mes tjerash thuhet se dekreti është në përputhje me Kushtetutën.
Ndaj kësaj ka reaguar zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi.
Ai ka thënë se aktvendimi i Kushtetueses është i falsifikuar.
“Jeni duke e testuar fundin e durimit dhe tolerancës, njoftimi i gjykatës kushtetuese është skandaloz e antikushtetues ndërsa aktvendimi është i falsifikuar – rigjykimi është më e pakta që duhet të ndodhë”, ka shkruar Abazi në profilin e tij facebook.