Kushtet e rrezikshme për jetë në të cilat punohet në Kosovë
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se duhet t’u bëhet një zgjidhje këtyre punëtorëve.
Ai thotë se duhet parë se a janë diskriminuar ata gjatë hartimit të Ligjit të ri për Pagat.
Postimi i plotë:
Ky është një punëtor i KEK’ut që punon në kushte të rrezikut të përhershëm për jetën e tij. Kjo është dëshmi e qartë se shumë punëtorë të kësaj koorporate, nga rreziqet dhe lëndimet me fatalitet, janë të ekspozuar rrezikut për jetën. 43 punëtor kanë vdekur nga lëndimet në vendin e punës, ndërsa qindra kanë vdekur nga sëmundjet që i marrin nga vendi i punës dhe kushtet e rënda aty. Duhet mobilizim e përkushtim për t’i mbrojtur të drejtat dhe interesat e këtyre punëtorëve të njohura me legjislacionin e punës, e cfarë ka ndodhur me këta punëtorë, është se janë diskriminuar rëndë gjatë hartimit të Ligjit për Pagat.