Kush po kërkon që e diela të bëhet ditë pushimi edhe në Ferizaj
Këshilltari i Kuvendit komunal, Amir Rexhepi, kërkon që e diela të jetë ditē pushimi.
Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka bërë propozim që në qytetin e Ferizajit, dita e dielë të jetë ditë pushimi.
Postimi i plotë:
E diela, te behet dite pushimi ne Ferizaj! Te nderuar qytetar te Ferizajt, ne vazhdimsi kam kerkuar qe dita e diele te behet dite pushimi, kam kerkuar qe kjo rregullore te votohet dhe te zbatohet nga te gjithe. Konsideroj qe eshte shume e nevojshme sepse punetoret ne sektorin privat detyrohen qe te punojne edhe te dielave. Une kerkoj nga te gjithe anetaret e Kuvendit Komunal te Ferizajt qe ne seancen e muajit Shkurt t’a votojne kete rregullore per caktimin e orarit te punes se veprimtarive afariste dhe veprimtarive te tjera ne qytetin e Ferizajt!/FaktePlus