Kush po i kërkon Kurtit veprime dhe reformim në OSHP
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka kërkuar nga Qeveria e re që të ndërmerr veprime dhe ta reformoj Organin Shqyrtues të Prokurorimit.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Rukiqi ka shkruar se ka shumë arsye se përse po e kërkon këtë, përcjell FaktePlus.
Ai ka thënë se OSHP-ja është bërë simbol i vendimeve të padrejta për bizneset.
Postimi i tij i plotë:
Qeveria te ndermerr veprime dhe ta reformoj OSHP-ne. Po sjell deme milioneshe, po largon investitore
Ja nje liste e arsyeve pse duhet te reformohet ky organ:
– eshte bere simbol i vendimeve te padrejta per bizneset;
– keto vendime po demtojne me miliona euro buxhetin e vendit, shume me shume se numri i madh i ministrive;
– keto vendime po forcojne monopole te kompanive ne fusha te ndryshme te prokurimit publik;
– Nje vendim i javeve te fundit nga ky organ, ka gjasa ta largoj se paku nje investitor serioz qe prodhon ne Kosove dhe te dekurajoj edhe shume te tjere./FaktePlus