Kush janë “kullerat” dhe servilët në PDK sipas Lirak Çelajt
Lirak Çelaj i cili është edhe njëri ndër themeluesit e Partisë Demokratike të Kosovës. Mirëpo edhe përkundër kësaj, PDK e la jashtë strukturave udhëheqëse të kësaj partie. Për largimin e figurave që sipas tij kishin punuar shumë për këtë parti, ai pati kritika. Figurat e reja në PDK ai i kishte quajtur “kullera”.
E në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, Lirak Çelaj, thotë se nuk është kundër të rinjve të cilët kanë hyr në PDK për shkak vlerave të veta e që kanë ec përpara me këmbë të veta, duke theksuar që nuk pajtohet me ata njerëz të cilët nuk e kanë marrë respektin e tyre për shkak veprimtarisë në PDK por për shkak të servilizmit.
“Absolutisht nuk është që unë nuk pajtohem me njerëzit e rinj. Unë mendoj se PDK-ja ka qenë shembull për të pranuar njerëz të rinj dhe mendoj që kjo ka qenë një prej vlerave dhe është një prej vlerave më të mëdha që ka PDK-ja. Pra ka qenë e hapur për të pranuar njerëz të rinj dhe mendoj se është shumë pozitive edhe unë përkrahi shumë njerëz të rinj, por njerëz të cilët kanë hy për shkak që kanë vlera të veta dhe kanë ec përpara me këmbët e veta , por nuk po pajtohem me njerëz, me individë të cilët nuk kanë avancuar dhe nuk kanë krijuar respektin ose pozicionin në PDK për shkak të veprimtarisë së tyre, por për shkak të servilizmit dhe përkrahjes në mënyrë artificiale nga disa prej liderëve të partisë”, tha ai.
Në këtë intervistë Çelaj tha edhe se emërimet e fundit në PDK kanë qenë në këtë frymë, pasi nuk është pyetur askush nga anëtarësia dhe nuk ka qenë në dijeni as Këshilli i Përgjithshëm i partisë.
Çelaj: Në PDK po ngritën servilët… PDK sikur po turpërohet prej vlerave të UÇK-së (VIDEO)