Kush iu bashkua kabinetit të zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti
Mjeku Visar Berisha, i është bashkuar kabinetit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.
Këtë e bëri të ditur vetë Hoti përmes një statusi në facebook.
Hoti tha se ekipi i tij po kompletohet dhe se Berisha do të ofrojë ekspertizë në dy fusha.
“Ekipi po kompletohet. Sot na u bashkua mjeku i mirenjohur, dr. Visar Berisha, i cili do te ofroje eskpertize ne dy fusha.E para, ne realizimin e programit qeverises ne shendetesi, perfshire sigurimet shendetesore, furnizimi me barna, efikasiteti ne institucione shendetesore, zhvillimi i protokolleve detale shendetesore, hapjen e klinikave te reja per sherbime mjekesore qe tani behen jashte vendit etj. E dyta, ne integrimet ndershqiptare per te rritur rolin gjeopolitik te shqiptareve ne regjion dhe me gjere”, shkruan Hoti.
Visar Berisha është djali i Kolë Berishës, Ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës.